Dogana e Kosovës e ka parandaluar një rast të kontrabandës me barëra të martën në pikën kufitare në Han të Elezit.
Përmes një komunikate për medie, Dogana ka bërë të ditur se gjatë kontrollit doganor, drejtuesi i automjetit dhe bashkudhëtarja kishin deklaruar se nuk kanë mall për deklarim.
Megjithatë, pas kontrollit të detajuar të automjetit janë zbuluar disa pako me barëra të llojeve të ndryshme.
“Një automjete me targa kosovare u paraqit për kontroll doganor, derisa drejtuesi i automjetit si dhe bashkudhëtarja në pyetjen e oficerëve doganor në lidhje me posedimin e mallrave u përgjigjën se nuk kishin mall për deklarim. Megjithatë, gjatë një kontrolli detaj të automjetit, u zbuluan medikamente të ndryshme të padeklaruara, të fshehura në gomat e rezervës. Llojet e medikamenteve të gjetura përfshijnë: OZEMPIC 1mg – 45 pako, TRESIBA 5X3 ml – 20 pako, RYZODEG 5X3 ml – 10 pako, NOVOMIKS 5X3 ml – 20 pako, JARDIANCE 10 mg – 20 pako, RYBELSUS 14 mg – 8 pako, RYBELSUS 7 mg – 1 pako, RYBELSUS 3 mg – 1 pako. Bazuar në këto zbulime, u konstatua se personi fizik ka kryer një kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar sipas nenit 276 të KDAK-së”, thuhet në komunikatë.