Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar nëntë raste të dhunës në familje.
Sipas të dhënave, nga një rast është regjistruar në Prishtinë, Gllogoc e Ferizaj.
Derisa në Pejë, janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
Sipas këtij raporti, në Gllogoc dhe Gjakovë janë raportuar nga një rast i dhunës në familje.
Lidhur me këto raste, policia ka arrestuar shtatë persona.