Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Më: 15 maj 2024 Në ora: 20:50
Pamje nga sulmi

Qentë endacakë të mërkurën kanë sulmuar gazetaren e RTK-së, Behare Bajraktari.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka publikuar disa fotografi në të cilat shihen plagët që ka marrë nga kafshimi.

Bajraktari i ka bërë thirrje kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama që të menaxhojë problemin me qentë endacakë.

“Sot rreth orës 18:00 te mensa e studentëve më sulmuan dhe me kafshuan qentë endacak. Çfarë vlere ka jeta e njeriut kundrejt qenve Përparim Rama? Rama ligjërisht je i obliguar ta menaxhosh çështjen. Qentë direkt kanë sulmuar, kjo është e rrezikshme sidomos për fëmijët”, u shpreh ajo.

Bajraktari bëri të ditur se kafshimi i qenit i ka depërtuar nëpër lëkurë të çizmës.

“Kjo gjendje është e pa pranueshme, me rrezikun që na kanoset”.

“Brenda kësaj periudhe qentë e paskan sulmuar një grua te Termokosi”, shkroi Bajraktari.

Ndryshe adoptimi i qenve endacak në kryeqytet ka nisur vitin e kaluar.

Komuna e Prishtinës për të zgjedhur problemin e qenve endacakë e zgjodhi si metodë adoptimin e tyre, ku secili qytetarë që adopton një qen do të paguhet me 50 euro në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat