Ia merr djalin ish-gruas dhe shkel urdhrin mbrojtës të gjykatës, arrestohet një person në Kamenicë

Kronikë e zezë

Ia merr djalin ish-gruas dhe shkel urdhrin mbrojtës të gjykatës, arrestohet një person në Kamenicë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi e kishe shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës ndaj viktimës si dhe ia kishte marrë djalin, i cili më pas i është kthyer nënës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:55, në Kamenicë.

Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 15.05.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës ndaj viktimës femër si dhe ia kishte marrë djalin, i cili më pas i është kthyer të njëjtës. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat