Gjendet një granatë dore në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Gjendet një granatë dore në Mitrovicë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Një granatë dore është gjetur nga një person në Mitrovicë.

Policia bën të ditur përmes raportit se mjeti i dyshimtë është shpërthyer në një vend të sigurtë dhe pa incidente.

“Dëshmitari kosovar ka raportuar se derisa ishte duke i kryer disa punime ka gjetur një mjet të dyshimtë.

Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e KFOR-i cili  ka tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) duke e shpërthyer në një vend të sigurt pa incidente”, thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat