Një veturë është përfshirë nga zjarri në Pejë.
Sipas raportit policor, rastin e ka lajmëruar pronari i veturës.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarreve i cili ka konstatuar se zjarri është shkaktuar qëllimisht.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thotë tutje policia.