Arrestohen katër persona në Prizren, dyshohen se rrahën një person tjetër

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona në Prizren, dyshohen se rrahën një person tjetër

Më: 16 maj 2024 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona dje më 15.05.2024 në Prizren.

Të njëjtit pas një zënke, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër dhe më pas të njëjtin me forcë e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër.

Policia ka  njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat