Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona dje më 15.05.2024 në Prizren.
Të njëjtit pas një zënke, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër dhe më pas të njëjtin me forcë e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.