​Arrestohet një i mitur për narkotikë në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i mitur për narkotikë në Prishtinë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 15:01
Droga

Në kuadër të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, Policia e rajonit të Prishtinës ka intensifikuar veprimet në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

Sot nga njësitë policore të Stacionit Veriu në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar, i mitur, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike.

Personi i dyshuar është ndaluar rreth orës 02:00 në rrugën "Vëllezërit Fazliu" në Prishtinë.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit po kryejnë procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat