Plas sherri për një kontest pronësor në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Plas sherri për një kontest pronësor në Mitrovicë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 09:42
Ilustrim

Konfliktet për pronë në shumicën e rasteve përfundojnë si raste në Polici dhe më pas procedohen në gjykatë, për të gjetur zgjidhje për palët që përfshihen në të tilla incidente.

Për një kontest pronësor i cili po trajtohet nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, gjyqtari i rastit është penguar dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaçica”, ku një 24-vjeçare po dyshohet se e ka penguar gjyqtarin që po kryente punën sipas detyrës zyrtare.  

Rasti lidhet me një pronë kontestuese, për të cilën siç duket është revoltuar e dyshuara dhe ka tentuar t’ia marrë dokumentacionin gjyqtarit.

Policia është vënë në dijeni për rastin dhe si rezultat është siguruar prezenca e të dyshuarës.

Të njëjtat burime thonë se ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e kallëzimit penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat