Një qytetar në Klinë ka raportuar se dy meshkuj i kanë deponuar 300 euro të falsifikuara.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar të enjten derisa nuk dihet kur janë deponuar të hollat.
Policia ka nisur hetimet lidhur me të dhe rasti është cilësuar si falsifikim i parasë.
“Klinë / 15.05.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy meshkuj kosovarë, kanë deponuar në bankë 3×100 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim të Policisë.