Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G në Prishtinë, i cili ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Gjilan më 15 korrik të vitit të kaluar.
Sipas policisë, i dyshuari që nga koha e arratisjes e deri më sot dyshohet se përmes telefonit e ka kanosur ish-bashkëshorten dhe vëllanë e saj, ku janë hapur dy raste për “kanosje”.
“Pas arrestimit është bërë kontrolluar në trup i dyshuari dhe te i njëjti është gjete se me vete kishte edhe një sasi te dyshuar narkotike (e cila dyshohet te jete hashash me peshe te përgjithshme prej 38.92 gr.)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ku mbi të rëndojnë tri vepra penale, dy për “kanosje” dhe një për “arratisje nga burgu”.