Katër persona të lënduar në një aksident në Pejë

Kronikë e zezë

Katër persona të lënduar në një aksident në Pejë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 15:28
Ilustrim

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Raushiq të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Raushiq të Pejës. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Katër persona me urgjencë janë dërguar në Spitalit Rajonal. Hetuesit policor të trafikut janë në vendngjarje”, ka thënë Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat