Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren, ja dyshimet e para

Kronikë e zezë

Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren, ja dyshimet e para

Më: 18 maj 2024 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Një burrë ka vdekur në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku ka bërë me dije se tashmë ka nisur hetimet për rastin.

“HETIM I VDEKJES – Fsh. Hoq e Qytetit, Prizren 17.05.2024-19:30.

Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka humbur jetën si pasoj e kontaktit me rrymë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat