Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me vrasjen në tentativë në Nashec të Prizrenit.
Raportohet se gjithçka të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, ku nga vetura është shtënë me armë zjarri.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje, nga vetura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës tjetër që drejtohej nga viktima mashkull kosovar.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.”, shkruan ndër tjerash në raport.