​Bënin gara të shpejtësisë, gjobiten me nga 500 euro dy persona në Gjakovë

Kronikë e zezë

​Bënin gara të shpejtësisë, gjobiten me nga 500 euro dy persona në Gjakovë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Gjakovë ka gjobitur dy ngasës të automjeteve, pasi janë kapur duke bërë gara të shpejtësisë sot në rrugën “Dëshmorët e Hereqit”.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dy ngasësve të automjeteve, bazuar në ligjin për trafikun rrugor, iu ka shqiptuar gjobë nga 500 euro, pesë pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Garat e shpejtësisë në rrugët publike, përveç se janë ilegale, ato përbëjnë rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion.

Drejtimi me shpejtësi të lartë rrit shanset për aksidente fatale dhe lëndime të rënda.

Policia paralajmëron se shkelësit e ligjit do të përballen me ndëshkime, përfshirë gjoba të mëdha, ndalim i të drejtuarit të mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat