Arrestim në Leposaviq, i dyshuari i veshur me uniformë me emblema serbe

Kronikë e zezë

Arrestim në Leposaviq, i dyshuari i veshur me uniformë me emblema serbe

Më: 19 maj 2024 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nga policia pasi u zbulua se ishte i veshur me uniformë që përmbante emblema të Serbisë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Leposaviq, të shtunën e 18 majit.

Pas një konsultimi me prokurorin dhe gjyqtarin për procedurat e nevojshme, u vendos që uniforma të merret si provë.

Më pas, i dyshuari u lirua në pritje të hetimeve të mëtejshme pas një interviste të bërë në përputhje me procedurat ligjore të rregullta.

“Fsh. Tresava, Leposaviq 18.05.2024 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është hasur – takuar i veshur me uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë. Lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin për kundërvajtje, është vendosur që uniforma të konfiskohet, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat