Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Leposaviq pasi dyshohet se ishte i përfshirë me një person tjetër në një rrahje.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktimë si janë shkaktuar lëndime trupore, i dyshuar në fjalë para disa ditësh ishte futur kundërligjshëm në territorin e Kosovës.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Leposaviq.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.