Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i Sirisë është larguar nga qendra e mbajtjes së azilantëve në Prishtinë.
Ndërkohë, në raportin ditor është thënë se rasti ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës, ku edhe i njëjti po hetohet.
“Qendra e mbajtjes së Azilantëve – Prishtinë 18.05.2024 – 21:30.
Raportohet se dyshuari mashkull shtetas i Sirisë është larguar nga qendra e mbajtjes së azilantëve. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.