Një 53-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë greke i akuzuar për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e thjeshtë”.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18.00 në banesën e të dyshuarit në rrugën “Kalirois”.
Aty kishte shkuar për te pastruar një 53 vjeçare greke, kur shtetasi shqiptar Përparim Haxhiraj, ka tentuar t’ia shqyejë rrobat me qëllim përdhunimin dhe kur ha hasur në rezistëncën e saj, e ka dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit dhe e ka nxjerrë jashtë banesës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë vënë në pranga 53 vjeëarin shqiptar, ndërkohë që kanë transportuar në spital shtetasen greke.