Tentoi t’u jap ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet serbi

Kronikë e zezë

Tentoi t’u jap ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet serbi

Më: 20 maj 2024 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Është arrestuar një serb në Vërmicë.

Kjo pasi dyshohet se gjatë kalimit në kufirin e Kosovë, ai ka tentuar të jap ryshfet ndaj zyrtarëve policorë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin për transport të udhëtarëve (autobus), në momentin kur i kishte dhënë dokumentet zyrtarëve policor kishte futur në dokumente para duke thënë se ato para ishin për zyrtarët policor”, njofton raporti 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat