Është arrestuar një serb në Vërmicë.
Kjo pasi dyshohet se gjatë kalimit në kufirin e Kosovë, ai ka tentuar të jap ryshfet ndaj zyrtarëve policorë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin për transport të udhëtarëve (autobus), në momentin kur i kishte dhënë dokumentet zyrtarëve policor kishte futur në dokumente para duke thënë se ato para ishin për zyrtarët policor”, njofton raporti 24 orësh.