Kanosi verbalisht tre policë, arrestohet gjakovari

Kronikë e zezë

Kanosi verbalisht tre policë, arrestohet gjakovari

Më: 20 maj 2024 Në ora: 09:43
Ilustrim

Është arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se kanosur verbalisht tre zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka kanosur verbalisht tre zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Më vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat