Nuk janë të rralla rastet qytetarët në fshatra e qytete zbulojnë bimë të kanabisit të mbira në pjesë të ndryshme, për çka detyrohen ta njoftojnë Policinë. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në fshatin Celinë të Rahovecit.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se në këtë fshat, një mërgimtar ka gjetur plot bimë të kanabisit në pronën e tij, të cilët sipas informacioneve të para nuk janë kultivuar, por janë mbirë.
Qytetari që gjeti bimët ka denoncuar menjëherë rastin dhe si rezultat një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.
Hetuesit rajonalë bashkë kanë identifikuar mbi 500 bimë të tilla që u gjetën në atë lokacion, të cilat më pas janë shkatërruar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.