Sulmohet një 14-vjeçar në Lipjan, i dyshuari ia zuri pritën dhe e rrahu brutalisht

Kronikë e zezë

Sulmohet një 14-vjeçar në Lipjan, i dyshuari ia zuri pritën dhe e rrahu brutalisht

Më: 21 maj 2024 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të miturit janë të shpeshta në vendin tonë. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese, duke u rrezikuar kështu siguria publike.

Një rast i tillë ka ndodhur të hënën pasdite në Lipjan.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se një 14-vjeçar është sulmuar brutalisht nga një i mitur tjetër, për motive akoma të panjohura.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari ia ka zënë pritën viktimës dhe e ka goditur derisa e ka rrëzuar përtokë e më pas është larguar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe si rezultat një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti dhe pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit, do të ndërmerren veprimet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat