Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të miturit janë të shpeshta në vendin tonë. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese, duke u rrezikuar kështu siguria publike.
Një rast i tillë ka ndodhur të hënën pasdite në Lipjan.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se një 14-vjeçar është sulmuar brutalisht nga një i mitur tjetër, për motive akoma të panjohura.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari ia ka zënë pritën viktimës dhe e ka goditur derisa e ka rrëzuar përtokë e më pas është larguar.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe si rezultat një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti dhe pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit, do të ndërmerren veprimet e tjera.