Lipjan, arrestohet i dyshuari se përmes rrjeteve sociale kanosi dhe shantazhoi një grua

Kronikë e zezë

Lipjan, arrestohet i dyshuari se përmes rrjeteve sociale kanosi dhe shantazhoi një grua

Më: 21 maj 2024 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka kanosur dhe shantazhuar një grua përmes rrjeteve sociale.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti kishte ndodhur më 16 maj, ndërsa i dyshuari u arrestua të hënën.

“Lipjan / 16.05.2024 – NN. Më 20.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti e kishte kanosur dhe shantazhuar përmes rrjeteve sociale viktimën femër kosovare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat