Është shënuar një rast i tentativë vrasjes mbrëmë në Prishtinë.
I dyshuari e ka goditur viktimën më një mjet të mprehtë në këmbë, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda.
Pas kësaj, viktima i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Policia thotë se rasti po hetohet.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në këmbë pasi gjatë një përleshje është goditur me mjet të mprehtë, nga i dyshuari kosovar. Viktima sipas mjekëve pas një intervenimi kirurgjik është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.