Pamjet/ Rrahja në mes të rrugës në Bazhdarhane të Prizrenit, dy të dyshuarit ikin – Policia po i kërkon

Kronikë e zezë

Pamjet/ Rrahja në mes të rrugës në Bazhdarhane të Prizrenit, dy të dyshuarit ikin – Policia po i kërkon

Më: 21 maj 2024 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Një përleshja ka ndodhur sot në mes të rrugës “Ahmet Krasniqi” në Bazhdarhane të Prizrenit, ku për motive akoma të panjohura, disa persona janë kapur me njëri – tjetrit. media publikoi pamjet e rrahjes, teksa rasti është konfirmuar edhe nga Policia.

Dy persona kanë mbetur të lënduar ndërsa dy të dyshuarit ende s’kanë rënë në prangat e Policisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policia Rajonale në Prizren, Vesel Gashi.

Gashi tha se dy të dyshuarit që kanë ikur janë emra të njohur për Policinë, ndërsa dy viktimat që kanë pësuar lëndime trupore janë dërguar për trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat