Një punëtor bie nga kulmi i shtëpisë në Novobërdë, vdes në QKUK

Kronikë e zezë

Një punëtor bie nga kulmi i shtëpisë në Novobërdë, vdes në QKUK

Më: 21 maj 2024 Në ora: 22:58
QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar në Novobërdë.

Viktima vdiq pasi u dërgua në QKUK, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Kështu kanë bërë me dije burimet nga Emergjenca, që njoftuan se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Viktima ishte duke punuar në kulmin e një shtëpie, prej ku dyshohet se ka rënë.

I ndjeri fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjilanit e më pas në QKUK, ku përkundër intervenimeve nuk arritur të mbijetojë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Inspektorët e Punës për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lidhur me rastin, tashmë është iniciuar hetimi për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat