6 raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Kronikë e zezë

6 raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në gjithë Kosovën janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje.

Sipas Policisë në Rahovec është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Po ashtu, në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu sipas Policisë në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Po ashtu, në këtë qytet në një rast tjetër viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht dhe ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime.

Edhe në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit i kishte shkaktuar dhunë psiqike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, sipas Policisë në Vushtrri më datë 21.05.2024-10:54 viktima femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi i dyshuari ka ushtruar dhunë psiqike. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat