Një person sulmon ekipin mjekësor në Obiliq, dërgohet në stacion policor

Kronikë e zezë

Një person sulmon ekipin mjekësor në Obiliq, dërgohet në stacion policor

Më: 22 maj 2024 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Të martën në Obiliq një person është dërguar në stacion policor pasi ka sulmuar ekipin mjekësor.

“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së përderisa ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat