Të martën në Obiliq një person është dërguar në stacion policor pasi ka sulmuar ekipin mjekësor.
“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së përderisa ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
Rasti shkon në procedurë të rregullt”.