Dy raste të dhunës ndaj grave në Fushë Kosovë të martën

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës ndaj grave në Fushë Kosovë të martën

Më: 22 maj 2024 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Të martën në Fushë Kosovë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, më saktësisht të burrave ndaj grave.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në rastin e parë në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht dhe ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar”, thotë Raporti për rastin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat