Të martën në Fushë Kosovë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, më saktësisht të burrave ndaj grave.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në rastin e parë në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht dhe ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar”, thotë Raporti për rastin e dytë.