​Arrestohet një 33-vjeçar për vjedhje në Obiliq

Kronikë e zezë

​Arrestohet një 33-vjeçar për vjedhje në Obiliq

Më: 22 maj 2024 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Sot, rreth orës 12:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Obiliqit është arrestuar në flagrancë një person për veprën tentim-vjedhje, njofton Policia e Kosovës.

Personi i dyshuar ishte në kërkim për dy raste të vjedhjeve në një market në rrugën "Hasan Prishtina" në Obiliq, më datat 9 dhe 21 maj 2024.

Personi i arrestuar N.T. (33-vjeç) pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat