Rasti i fajdeve në Graçanicë: “Hekri” nën mbikëqyrjen e autoriteteve shqiptare

Kronikë e zezë

Rasti i fajdeve në Graçanicë: “Hekri” nën mbikëqyrjen e autoriteteve shqiptare

Më: 22 maj 2024 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

I dyshuari E.G. për shtytje në vetëvrasje të 37-vjeçarit B.S., rast ky i ndodhur në Graçanicë më 14 maj të këtij viti, është nën mbikëqyrjen e autoriteteve shqiptare pasi u arrestua atje.

E.G., që njihet me nofkën “Hekri”, u arrestua atje pasi u arratis nga Kosova, në tentativë për t’iu shmangur arrestimit nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, konfirmoi për Klankosova.tv se ai gjendet nën mbikëqyrjen e autoriteteve shqiptare.

“I dyshuari është ndaluar në Shqipëri dhe aktualisht është nën mbikëqyrjen e autoriteteve shqiptare”, tha zëdhënësja Laureta Ulaj.

E.G dyshohet për këtë rast bashkë me dy të dyshuarit e tjerë që tashmë ndodhen në paraburgim, S.T dhe A.T (babë e bir).

Ata dyshohen për veprat penale “shtytje në vetëvrasje” dhe “fajde”.

B.S u gjet i vdekur para disa ditësh në Graçanicë. Ai dyshohet se u vetëvra si shkak i presionit nga fajdexhinjtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat