Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar me rrahje dhe plagosje sot në fshatin Gjonaj të Prizrenit.
Incidenti eskaloi nga një debat verbal në sulm e më pas edhe në përdorimin e armës.
Media ka mësuar se dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Sipas informacioneve të para, njëri ka marrë plagë nga arma e zjarrit, kurse tjetri nga përleshja fizike.
Personat e dyshuar janë arratisur dhe tashmë po kërkohen nga Policia e Kosovës.