Plagosja e trefishtë në Pejë - Ky është personi i dyshuar, i bastiset shtëpia
Gazeta nga burime brenda Policisë ka marrë vesh se i dyshuari për plagosjen e babait me dy djemtë është Agron Gashi.
Ai dyshohet se plagosi babain Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnis dhe Jetart Berisha.
Sipas burimeve, ai është nga fshati Osrime, dhe per autoritetet e rendit është i njohur.
“Ai eshte recisivist i veprave penale”, ka thënë një burim.
Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi në në këtë qytet.
Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur.
Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.
Këta janë babai me dy djemtë që u qëlluan me armë zjarri në Pejë
Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet.
Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur.
Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.
Viktimat që ishin cak i të dyshuarit janë Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti.
Tre personat e plagosur janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim dhe sipas informacioneve njëri prej tyre është në gjendje kritike.
Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por si pasojë e gjendjes së tyre, janë transferuar për në QKUK.
Personi që ndodhet në gjendje të rëndë, ka plagë në regjionin e qafës dhe gjoksit.
Të plagosurit në Pejë transferohen në QKUK, njëri nga ta në gjendje të rëndë
Spitali i Pejës ka njoftuar se këtë mbrëmje janë pranuar për trajtim tre persona të plagosur me armë zjarri.
Siç thuhet në njoftim, pas dhënies së përkudjesjes fillestare të tre personat janë nisur për transfer në QKUK.
Njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë konfirmon se sonte janë pranuar 3 persona të plagosur me armë zjarri. Pas ofrimit të përkujdesjes fillestare shëndetësore dhe ekzaminimeve të nevojshme, të 3 pacientët janë nisur për transfer në QKUK njëri nga taa në gjendje më të rëndë.Spitali i Përgjithshëm në Pejë uron shërim sa më të shpejtë!”, thuhet ne njoftim.
Tre të plagosur në Pejë
Tre persona janë plagosur në rrethana ende të pasqaruara mirë në Pejë.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka thënë për KosovaPress se rasti ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha”.
“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore për hetimin e rastit.
Incident në Pejë, gjuajtje me armë
Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka persona të plagosur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë pritet të dalë edhe Prokurori i Shtetit.
Në një prononcim prokurori kujdestar tha se dyshohet se janë plagosur tre persona dhe akoma nuk dihen detajet e tjera.
Tashmë u mësua se viktimat janë një burrë me dy djemtë e tij.