Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni ku u përfshinë tri vetura, në rrugën Prishtinë – Fushë – Kosovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Zëdhënësja rajonale, Flora Ahmeti ka thënë se lidhur me shkaqet e aksidentit po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 16:40, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.
Aksidenti ka shkaktuar kolona në këtë rrugë.