Një person raporton se është rrëmbyer në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një person raporton se është rrëmbyer në Prishtinë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 08:43
Ilustrim

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrëmbyer të enjten në Prishtinë.

Siç njofton policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa ende nuk raportohet për të arrestuar.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është futur me forcë në një veturë nga dy persona të panjohur. Sipas viktimës njërit prej të dyshuarve ka pasur në dorë një thikë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak se shihej se kishte lëndime. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Po ashtu, sipas njoftimit, rasti është në hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat