Një foshnjë pa shenja jete është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, prokurori ka vendosur që trupin ta dërgojë për obduksion, ndërsa rasti ka nisur si hetim për vdekje.
“Fsh. Rakosh, Istog 23.05.2024 – 07:45. Në QKMF është sjellë pa shenja jete një foshnje e moshës rreth një muaj e gjysmë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.