Fyen dhe sulmon pjesëtarët policor, dy prej tyre pësojnë lëndime

Kronikë e zezë

Fyen dhe sulmon pjesëtarët policor, dy prej tyre pësojnë lëndime

Më: 24 maj 2024 Në ora: 09:23
Policia e Kosovës

Një qytetar është arrestuar në Prizren pasi ka fyer dhe sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur kur gjatë rregullimit të parkingjeve, i dyshuari nuk ia ka përfillur urdhrat e policëve dhe i ka fyer e sulmuar.

“Rr. Adem Jashari, Prizren 23.05.2024 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti nuk kishte përfillur urdhëratë e zyrtarëve policorë derisa po merreshin me disa parkingje të parregullta. I dyshuari ka refuzuar të prezantojë dokumentet si dhe kishte fyer zyrtarët policorë.

Gjatë arrestimit i dyshuari ka shfaqur rezistencë, kurse dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar. Rasti në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat