Një inspektor komunal në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se derisa ishte duke kryer punën e tij është sulmuar nga një burrë.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, rasti se ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në rrugën “Kollashini” dhe është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare si inspektor komunal është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Viktima thuhet se ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërkaq, sipas njoftimit, në konsultim me prokurorin palët pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.