Detaje për plaçkitjen në Pejë, i përfshirë një shtetas i Sllovenisë

Kronikë e zezë

Detaje për plaçkitjen në Pejë, i përfshirë një shtetas i Sllovenisë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Radavc të Pejës.

Një shtetas i Sllovenisë ka njoftuar policinë se është ndaluar me veturë nga dy persona të dyshuar të cilët fillimisht përmes dritave rrotative i kanë dhënë shenjë të ndalet, pastaj e kanë urdhëruar të dalë nga vetura.

Më pastaj njëri nga të dyshuarit është futur në veturë dhe me vrull janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas ankuesit përveç veturës në vlerë rreth 4000 euro në veturë kishte edhe 1500 euro para të gatshme, ari në vlerë rreth 1000 euro si dhe dokumentet personale.

Rasti në hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat