Zyrtarët policorë të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën rrëmbim.
Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarve A. K. (18) dhe Y. S., i mitur, ka ardhur si rezultat i një pune intensive hetimore, pas denoncimit të rastit, duke mos dhënë më shumë detaje.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja në dy lokacione, ku është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), e cila dyshohet se është përdorë në rast.
Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale.