30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Pejë

Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Pejë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 06:35
Pamje nga vendi i vrasjes

Gjykata Themelore e Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Agron Gashit, i cili dyshohet për tentim vrasje, e cila ndodhi në mbrëmjen e së mërkurës, ku mbetën të plagosur tre persona.

Ndaj tij, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ndërsa për të dyshuarën për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale, L.G., është caktuar arrest shtëpiak po ashtu prej një muaji.

Lajmin “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur gjyqtari i procedurës paraprake, Shaqë Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat