Denoncoi rrejshëm 17 herë një person kinse ka kryer vepra penale, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Denoncoi rrejshëm 17 herë një person kinse ka kryer vepra penale, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 08:28
Policia

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Fushë Kosovë, meqë i njëjti përmes telefonit dhe aplikacionit “Lajmëro Policinë” ka denoncuar rrejshëm 17 herë një burrë, kinse ka kryer vepra penale.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“NGACMIMI /LAJMËRIMI APO KALLËXIMI I RREMË – Fushë Kosovë  07.01/23.05.2024 –

Koha e panjohur. I dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dhe aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimë mashkull kosovar, kinse ky i fundit ka kryer vepra penale. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat