Raportohen rreth 5 mijë euro false në Lipjan e mbi 2 mijë në Viti – monedha 2 euroshe

Kronikë e zezë

Raportohen rreth 5 mijë euro false në Lipjan e mbi 2 mijë në Viti – monedha 2 euroshe

Më: 25 maj 2024 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Lipjan ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara, ndërkaq në një rast tjetër në Viti një zyrtar banke ka njoftuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar 1131 monedha nga 2 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

"Kam Marketi, Lipjan – Data dhe koha e incidentit e panjohur. Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Paratë janë konfiskuar, ndërsa rasti në hetime.

Ndërkaq, rasti tjetër i raportimit të parave të falsifikuara ka ndodhur në Viti.

“Viti 24.05.2024 – 12:50. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar policinë se në bankë nga klientë të ndryshëm në intervalin kohor 28-30.12.2024 janë deponuar 1131 monedha nga 2 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara të cilat janë sekuestruar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat