Rahovec: U raportua se posedon armë, i dyshuari e pranon fajin para policëve

Kronikë e zezë

Rahovec: U raportua se posedon armë, i dyshuari e pranon fajin para policëve

Më: 25 maj 2024 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Një person në Rahovec, të premten ka pranuar para policëve se posedon një armë të llojit AK-74, një karikator dhe 29 fishekë.

Ai kështu veproi, pasi policia i thanë se kanë marrë informatë që i dyshuari posedon armë pa leje.

Kallashi, karikatori dhe fishekët janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar, njofton policia.

Pasi intervistimit, personi mbi të cilin tashmë rendon akuza “Armëmbajtje pa leje”, u lirua në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat